28 Mars 2024

Krivokapic: Serbia, atdheu i kriminalitetit

Podgoricë, 24 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic ka akuzuar sot Beogradin zyrtar se përpiqet që problemin e karteleve të drogës ta bartë në Mal të Zi.

Më tej ka shtuar se Serbia është "atdheu i këtij kriminaliteti dhe seli e oktapodit, njëri krah i të cilit është shtrirë deri në Malin e Zi".

Këto deklarata Krivokapic i dha gjatë një interviste për radion malazeze duke theksuar se shpërndarësi i drogës Darko Saric është shtetas i Serbisë, dhe tani kërkojnë që këtë problem "t'ia ngarkojnë Malit të Zi".

Duke përmendur si shembull deklaratën e ministres serbe të Drejtësisë, Snezana Malovic, Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka thënë se akuzat nga Serbia për lidhjet e elitës politike malazeze me kriminalitetin janë "të papranueshme".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)