23 Prill 2024

KPA dhe Gjenerali Orr promovojn relacionit e veçantë mes Kosovës dhe Ajovas

Washington, 14 qershor - Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) mbajti një takim të ngrohtë me Gjeneral Majorin Orr nga Garda Nacionale e Ajovas (Iowa).

Gjenerali Orr është i njohur si themelues i Programit për Partneritet dhe relacionit të veçantë që Kosova ka me shtetin e Ajovas si rezultat i këtij partneriteti.

Gjenerali Orr njoftoi KPA-në mbi procesin që ka derguar tek ky partneritet, bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ajovas, e cila e ka vijëzuar transformimin e FSK-së, dhe mbi përpjekjet që të inkuadrohen rekrutë të rinjë nga Kosova në këtë Gardë.

Ai poashtu njoftoi KPA-në mbi mundësitë e dalluara për partneritete ekonomike me Ajovan, dhe potencialin për bashkëpunim më të gjerë për bizneset nga Kosova si dhe të tilla shqiptaro-amerikane.

KPA pyeti Gjeneralin Orr rreth aspiratave të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe misionet paqësore të FSK-së.  

Gjenerali Orr theksoi se tërë ajo që është bërë në transformimin e FSK-së, bashkëpunimi në vazhdimësi me ushtrinë e SHBA-ve dhe atë të shteteve aleate, si dhe misionet paqësore të FSK-së, janë të gjitha dëshmi të shkathtësisë ushtarake, profesionalizmit, dhe gadishmërisë për t'u bërë pjesë e NATO-s.

KPA dhe Gjenerali Orr u përkushtuan që të vazhdojnë promovimin e relacionit të veçantë mes Kosovës dhe Ajovas, si dhe me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan, për të shtyrë para dhe pasuruar interesat dhe vlerat e ndara mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)