28 Mars 2024

Kouchner: Serbia të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën

Beograd, 1 Mars - Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner pritet t’i bëjë thirrje Serbisë t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën dhe fqinjët e saj, transmeton AFP.

Para mbërritjes në Beograd, Kouchner u tha gazetarëve se "Franca favorizon integrimin e Serbisë në BE dhe zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Beogradi “nuk duhet t’i bëjë gjërat më të ndërlikuara sesa janë”, tha ai duke iu referuar raporteve të Serbisë me Kosovën. “Unë jam mik i të dyve”, tha Kushner, i cili sot do të takohet me zyrtarët më të lartë serbë.

Zëdhënësi i tij, Bernard Valero, tha se vizita e Kushnerit në Beograd është shenjë e “përkushtimit të Francës për zhvillimin e gjithë rajonit dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ndryshe, ministri i Jashtëm, Kouchner, në orët e pasdites arrin në Kosovë. Ai do të takohet me udhëheqësit e institucioneve qendrore dhe pritet t’u drejtohet edhe ligjvënësve kosovarë në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)