25 Prill 2024

Kouchner: Bota ta dij, pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Paris, 30 korrik - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, deklaroi se “Franca ka mbështetur qëndrimin se deklarata për pavarësinë e Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, si në parimet e saj bazë, ashtu edhe në kornizën juridike që e ka krijuar rezoluta 1244”.

Vetëm mund të shpreh kënaqësinë që gjykata ka arritur në këtë konkluzion”, ka thënë Kouchner në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti” të Beogradit.

Ai ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për fitoren e një pale ndaj tjetrës” dhe ka porositur që tani nuk është koha që debatohet për të kaluarën, por të shikohet drejt së ardhmes, ndërsa e ardhmja është në integrimet evropiane, ka theksuar Kouchner.

Kushner ka përsëritur se “normalizmi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një domosdoshmëri politike”.

Sipas tij kjo nuk është kusht për të hyrë në BE, por theksoi se është e paimagjinueshme që dy vendet të hynë në BE pa zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dha pa normalizuar mes veti marrëdhëniet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)