20 Prill 2024

Kosovarët të obliguar të pajisen me vizë të Kroacisë

Prishtinë, 6 qershor - Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në lidhje me hyrjen dhe kalimin transit përmes Republikës së Kroacisë në bazë të një vize të vlefshme Shengen, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton të gjithë qytetarët si më poshtë:

-         Qytetarët e Kosovës të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, e që po ashtu posedojnë vizë të vlefshme Shengen, janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private apo të tjera, po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë.

-         Vetëm ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Shengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)