26 Prill 2024

Kosova, shembull i mirë në rajon për përfaqësimin e femrave

Prishtinë, 28 prill - Përqindja e vendeve në parlamentin kombëtar të mbajtura nga femrat është një idikator i thjeshtë, i cili llogaritet si raport i numrit të femrave deputete ndaj totalit të deputetëve.

Duke qenë se parlamentet mund të jenë të organizuara me një ose dy dhoma, në shyqrtim për këtë indikator merret përqindja që zënë femrat në parlamentet me një dhomë ose në dhomën më të ulët.

Pjesa e vendeve që zënë femrat në parlament zakonisht pozicionohet brenda indikatorëve social, pasi pjesmarrja e saj në poltikë dhe organet ligjvënëse të vendit shikohet si parakusht për zhvillim më të mirë të shoqërisë dhe respektim të të drejtave.

Open Data Albania (ODA) ka kryer një hulumtim mbi këtë indikator për vendet e rajonit, duke marrë në shqyrtim edhe mesataren e Bashkimit Europian si dhe tendencën në Botë për periudhën 2007-2010.

Tre vendet e pozicionuara më keq janë Hungaria, e cila ka pasur një përqindje në ulje nga 10.4 në 9.1, Mali i Zi, me një luhatje 8.6 në 11.1 dhe Turqia, e cila ka mbetur konstante në nivelin 9.1%.

Duhet theksuar se Kombet e Bashkuara, nëpërmjet të gjitha organizatave operuese, po mundohen ti orientojnë shtetet drejt nivelit minimal 30%. Në këto kushte duket qartë se rajoni do ende shumë punë për të kapur këtë standart.

Shqipëria, në 2010-n, pozicionohet e shtata, duke lënë pas Rumaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.

Ai që bie në sy është shteti më i ri në Ballkan, Kosova, e cili është mbi mesataren e Botës, së BE-së dhe në përputhje të plotë me direktivat e  Kombeve e Bashkuara, duke respektuar nivelin prej 30% që në vitin 2007 dhe duke u rritur në 33.3% në zgjedhjet e 2010-s.

Në fakt, studimet tregojnë se shtetet e reja e kanë më të lehtë zbatimin e kritereve të vendosura nga Kombet e Bashkuara se sa vendet e tjera, por megjithatë, Kosova ngelet një shembull për t’u ndjekur nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Mirë pozicionohet edhe Maqedonia, e cila është e dyta pas Kosovës, me një nivel 32.5% në vitin 2010.

Interesant është që edhe mesatarja e BE-së është nën nivelin e sugjeruar të Kombeve të Bashkuara.

Kështu, shtete si Franca  apo Italia  kanë një nivel shumë të ulët pjesmarrjeje të femrave në parlament. Ndërkohë që Vendet e Ulta dhe të gadishullit Skandinav janë në kuotat 40%.

Ajo që mund të thuhet në fund të kësaj analize është që rajoni, por edhe vetë Bashkimi Europian ka një rrugë të gjatë përpara në sigurimin e shanseve dhe mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht përkatësisë gjinore.

Niveli 30% është pragu minimal i vendosur për të ecur në këtë drejtim dhe partitë politike duhet të ndërmarrin angazhime serioze për të mundësuar konkurrueshmërinë në baza meritokracie e duke lënë mënjanë paragjykimet gjinore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)