26 Prill 2024

Kosova me flamur në Varshavë

Varshavë, 29 maj - Polonia, si nikoqire e samitit të 17 shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka respektuar kërkesën e presidenti sllovak, Ivan Gasparovic, që askund Kosova të mos figurojë në këtë samit si shtet i pavarur, shkruan agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Por fotot e publikuara nga takimi, dëshmojnë se Kosova u përfaqësua si shtet i barabartë dhe se flamuri i Kosovës valoi në hyrje të ndërtesës ku u mbajt samiti, sikurse dhe brenda në sallën ku ishin mbledhur liderët e shteteve të Evropës Qendrore, së bashku me presidentin amerikan, Obama.

Për shkak se presidenti polak, Bronislav Komoroësky e ka ftuar në takimit e rregullt të liderëve të rajonit për të parën herë edhe presidenten e Kosovë, Atifeta Jahjaga, takimin me presidentin amerikan, Barack Obama dhe pjesëmarrjen në samit e kanë bojkotuar presidenti i Serbisë, Borisa Tadic dhe presidenti i Rumanisë, Train Basescu.

Kurse presidenti i Sllovakisë kishte vënë kusht që Kosova të mos paraqitet me siglën e shtetit të pavarur në Samitin e Varshavës. “Polakët e kanë respektuar premtimin dhe faktin se Sllovakia nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Gasparovic, për TASR, raporton Express.

Sipas tij, është plotësuar kërkesa e Sllovakisë që gjatë samitit të mos ketë simbole të Kosovës, e as mbishkrim të funksioni të presidentet Jahjaga, ndërsa në samit nuk është miratuar deklarata që së bashku me pjesëmarrësit tjerë do ta nënshkruante dhe presidentja e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)