25 Prill 2024

Kosova dhe Turqia marrëveshje për bashkëpunim juridik

Prishtinë, 31 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Kahraman, nënshkruan tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Marrëveshjet që u nënshkruan janë: marrëveshja për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, ministri Hajredin Kuçi, tha së nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka rëndësi të madhe si për Kosovën, ashtu edhe për Turqinë.

“Këto marrëveshje do të ndikojnë në forcimin e rendit dhe ligjit në dy vendet tona, por do të jetë edhe një mundësi ma e mirë në rastet kur personat që kanë bërë krime, t’i përgjigjen drejtësisë, andaj nga ky moment, qytetaret e dy vendeve do të kenë një siguri më të madhe juridike”, tha ministri Kuçi.

Edhe ministri Ahmet Kahraman, nënshkrimin e këtyre marrëveshje, i vlerësoi si shumë të rëndësishme për dy vendet.

“Me nënshkrimin e këtyre tri marrëveshjeve është bërë një siguri më e madhe e qytetarëve të dy shteteve. Është me rendësi së këto marrëveshje po e forcojnë në vazhdimësi bashkëpunimin në mes nesh dhe ky bashkëpunim tani po bëhet mbi bazat e të drejtës”, tha ministri Kahraman.

Të dy ministrat thanë së Kosova dhe Turqia në të ardhmen do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi edhe në fushën civile dhe afariste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)