03 Tetor 2022

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun, takohen Kryeministri Kurti dhe Vuçiq

Bruksel, 18 gusht - Bashkimi Europian ka njoftuar se sot në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Dialogut Beograd - Prishtinë.

Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák.

Në ketë takim do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në Dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren. Përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë.

Deklarata për shtyp nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në EbS dhe do të publikohet në faqen e internetit të EEAS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)