21 Tetor 2021

Kosova dhe Kroacia shprehin gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet

Lubjanë, 5 tetor - Para fillimit të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u bisedua për raportet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të sigurisë.

Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke punuar në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)