18 Prill 2024

Koshtunica: Qeveria ka poshtëruar Serbinë

Beograd, 10 mars - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, tha se "qeveria serbe ka poshtëruar vendin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke rënë dakord për nisjen e bisedimeve me përfaqësues të shtetit të rremë të Kosovës".

“Është e padenjë që këtë këtë heqje dorë nga Kosova në emër të Serbisë e bën një zyrtar shtetëror, ndërsa ata që me Kushtetutë janë të thirrur për ta udhëhequr vendin dhe për ta mbrojtur rendin kushtetues, janë të zënë kushtimisht me punë të tjera”, tha Koshtunica.

“Çmimi që duhet të fitojë Serbia nga Brukseli dhe Uashingtoni për dialog të suksesshëm me shtetin e rremë të Kosovës, është kandidatura për BE”, tha Koshtunica, për të shtuar se “deri më tani, asnjë vend nuk e ka paguar hyrjen në Bashkimin Evropian me territorin e tij, përveç Serbisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)