03 Dhjetor 2022

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike mbi Japoni

Tokio, 4 tetor - Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km (2,800 milje) përpara se të binte në Oqeanin Paqësor. Kjo është raketa e parë që Koreja e Veriut lëshon mbi Japoni që prej vitit 2017. Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.

Njerëzit në veri të Japonisë, duke përfshirë ishullin Hokkaido, thuhet se u zgjuan nga zhurma e sirenave dhe sinjalizimeve me tekst që shkruanin: "Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë. Ju lutemi evakuoni në ndërtesa ose nëntokë."

Ndërsa raketa u lëshua lart, qytetarët u paralajmëruan që të kinin kujdes nga mbetjet e raketës që mund të binin. Zyrtarët më vonë thanë se raketa balistike me rreze të mesme veprimi ra në Oqeanin Paqësor larg Japonisë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se lëshimi i raketës është një "sjellje të dhunshme", ndërsa ministri i mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se Japonia nuk do të përjashtonte asnjë opsion për të forcuar mbrojtjen e saj duke përfshirë "aftësitë kundërsulmuese". Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson e quajti atë një "vendim të rrezikshëm dhe të pamatur" që ishte "destabilizues" për rajonin.

Lëshimi i raketës vjen pasi Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë punuar së bashku për të forcuar mbrojtjen e tyre, në përgjigje të kërcënimit në rritje të paraqitur nga Veriu. Javën e kaluar, të tre vendet kryen stërvitje detare së bashku për herë të parë që nga viti 2017. Stërvitje të tilla kanë antagonizuar prej kohësh liderin e Phenianit, Kim Jong-un, i cili i sheh ato si provë se armiqtë e tij po përgatiten për luftë.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Lëshimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Pas stërvitjeve në vitin 2017, Koreja e Veriut lëshoi ??dy raketa mbi Japoni si përgjigje. Një javë më vonë, ajo kreu një provë bërthamore.

Inteligjenca e fundit ka sugjeruar se Koreja Veriore është duke u përgatitur për një tjetër test bërthamor. Shumë ekspertë besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë pasi Kina – aleate kyçe e Koresë Veriore – të mbajë Kongresin e Partisë Komuniste më vonë gjatë këtij muaji.

Lansimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Pheniani brenda një jave. Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë. Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën. Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )