18 Gusht 2022

Klaus: S`do dërgoj ambasador në Kosovë

Beograd, 21 janar - Presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dekretojë ambasador në Kosovë.

Gjatë një vizite në Beograd, Klaus është shprehur se edhe pse vendi i tij e ka hapur ambasadën në Prishtinë, atje nuk do të dërgohet asnjë diplomat.

Ai ka pranuar se e drejta e emërimit të ambasadorit është e ministrit të Jashtëm, por ka theksuar se dekretimin e tij e bën presidenti.

“Ne atje nuk kemi ambasador dhe derisa unë të jem president nuk do të kemi kurrë një të tillë”, ka deklaruar Klaus.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti Klaus është bërë anëtar nderi i Akademisë Serbe të Shkencave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)