23 Janar 2022

Kina pa votë për Kosovën në GJND

New York, 1 korrik - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur të martën kinezen Sue Hankin anëtare të re të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Siç është njoftuar nga selia e OKB-së, gjykatësja e re nga Kina nuk mund të marrë pjesë në miratimin e vendimit për rastin e Kosovës, sepse një pjesë e madhe e procesit është zhvilluar pa pjesëmarrjen e saj.

Vendi i gjykatëses kineze ka qenë vakant që nga 28 maji, kur pararendësi i saj është pensionuar.

Gjykatësit zgjidhen me mandat nëntëvjeçar, por detyra e kinezes do të zgjasë deri më 5 shkurt të vitit 2012 deri kur është dashur të punojë pararendësi i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)