19 Tetor 2021

Kina blen nga Rusia 15 sisteme antiraketë

Moskë, 3 prill - Rusia i shiti Kinës 15 sisteme antiraketë tokë-ajër S-300, njoftoi sot drejtori i zyrës studimore të grupit Almaz-Antei, prodhuesi i këtyre armatimeve.

"Kemi firmosur një kontratë shumë të rëndësishme që parashikon furnizimin e Kinës me 15 sisteme antiraketë tokë-ajër S-300 të modeleve të fundit", deklaroi Igor Ashurbeili, i cituar nga agjencia Ria Novosti.

Raketat S-300, të cilat montohen në kamionë, mund të qëllojnë raketa kryqëzuese dhe aeroplanë në largësi deri 150 km.

Këto sisteme kanë për qëllim mbrojtjen e veprave të mëdha industriale dhe të qendrave administrative si dhe të bazave ushtarake dhe postave të komandimit.

Përveç Kinës edhe vende të tjera si Sllovakia, Vietnami dhe Qiproja kanë blerë tashmë sisteme S-300.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)