20 Prill 2024

Kili feston shpëtimin e të gjithë minatorëve

Atacama, 14 tetor - Pas më shumë se dy muaj nën tokë 33 minatorët në Kili mundën të shpëtoheshin. Edhe gjashtë forca shpëtimi, të cilët kishin hyrë në minierën në shkretëtirën Atacama përmes një ashensori të ngushtë në formë tubi, u ngjitën përsëri mbi tokë.

I fundit i minatorëve, kryepunëtori Luis Alberto Urzua, doli pas 69 ditësh shëndosh në sipërfaqen e tokës.

Aksioni i shpëtimit u ndoq nga miliona njerëz në ekranet e televizorëve në mbarë botën. Më shumë se njëmijë gazetarë kishin shkuar në minierën e arit dhe bakrit në Copiapo. Mario Sepúlveda, minator i shpëtuar, tha:

"Jam shumë shumë i lumtur dhe akoma shumë i emocionuar. Pikërisht për këtë moment kam ëndërruar aq gjatë. Unë mbush 40 vjec dhe mund të them se tani filloj një jetë të re së bashku me gruan time të mrekullueshme dhe fëmijët e mi."

Shpëtimi i suksesshëm i minatorëve konsiderohet si më i shtrenjti në historinë e minierave. Sipas të dhënave të presidentit të Kilit Sebastian Pinera shpëtimi ka kushtuar afro 14 milionë euro.

"Pasuria më e madhe e vendit tonë nuk janë burimet e tij nëntokësore, por është populli ynë. Dhe sot kilianët dhe shumë njerëz perreth rruzullit kanë mësuar një leksion, leksionin e të qenit për njëri-tjetrin, të guximit, leksionit e besimit, leksionin e shpresës."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)