25 Prill 2024

Këshilli i Evropës debaton sot raportin e Martyt

Strasburg, 25 janar - Asambleja e përgjithshme e Këshillit të Evropës sot debaton rreth raportit te deputetit zviceran, Dick Marty. Raporti do të hidhet në votim në formë të projektrezolutës.

Në këtë seancë marrin pjesë delegacionet parlamentare nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Delegacioni shqiptar i mbështetur edhe nga deputetja shqiptare e Parlamentit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti do të kenë qëndrim unik rreth kundërshtimit të raportit të Dick Martit.

Këshillit të Evropës do t`i dorëzohet edhe peticioni, i iniciuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët brenda dy javësh mblodhën nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës që kundërshtojnë projekt-raportin e zviceranit Dick Marti.

Komiteti i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut dhe çështje juridike më 17 dhjetor të vitit të kaluar miratoi raportin e Martyt, duke e shndërruar në projekt-rezolutë. Ndërsa, për miratimin e tij ishte e nevojshme vetëm një shumicë e thjeshtë.

Sesioni i ditës së sotme nis në orën 10:00 ku do të trajtohet çështja e të drejtave të njeriut në Portugali e më pas do të paraqitet edhe çështja aq e diskutuar e Kosovës, për trafik me organe njerëzore, bëhet e ditur nga axhenda e sesionit të asamblese parlamentare. Pritet që të ketë debate në asamble, ku bën pjesë edhe komiteti për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut.

Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheq kryeministri Sali Berisha, i cili do të mbajë një fjalim para deputetëve të PE-së. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përgatitur një raport prej katër faqesh që do t`ia dorëzojë Këshillit të Evropës, si përgjigje zyrtare e Tiranës ndaj raportit të Martit.

Po sipas axhendës në këtë asamble do të ketë edhe një adresim nga Abdullah Gyl, presidenti turk, ndërsa do të ketë edhe seanca pyetje përgjigje e në fund edhe votim për draft rezolutën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)