24 Prill 2024

KE promovon rininë dhe shoqërinë civile të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Sot, Komisioni Evropian filloi konferencën triditore për aktivitetet rinore dhe sportive në kuadër të programit People 2 People (Njerëz për njerëz). Konferenca u ndoq nga përfaqësuesit relevantë nga Brukseli të Komisionit Evropian, Zyra ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizata të shoqërisë civile që merren me rininë në Kosovë.

“Nuk është rastësi që tema e aktiviteteve rinore dhe sportive është zgjedhur për Kosovën. Rinia është pasuria kryesore por edhe një sprovë për Kosovën”, pohoi Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së i cili e hapi zyrtarisht konferencën.

Ngjarja e aktiviteteve rinore dhe sportive është e para e këtij lloji që po organizohet në Kosovë. Pasi që është në kuadër të programit People 2 People, ajo kryesisht përqëndrohet në organizatat e shoqërisë civile, duke iu dhënë atyre  rastin që t’i njohin institucionet e BE-së, procesin e vendimmarrjes, legjislacionin, politikat dhe programet e rëndësishme por, po ashtu ofron mundësinë për të krijuar lidhje me homologët e tyre nga rajoni dhe  BE-ja. 


Kjo ngjarje po ashtu ka për qëllim të promovojë Rininë në Aksion (Youth in Action) – program i financuar nga BE-ja që synon të zgjojë sensin për qytetari aktive, solidaritet dhe tolerancë në mesin e evropianëve të rinj dhe për t’i përfshirë ata në formësimin e të ardhmes së Unionit. Vëmendje e veçantë po ashtu do t’u kushtohet papunësisë dhe aktiviteteve vullnetare.

Që prej fillimit të tij në vitin 2008, programi People 2 People ka organizuar më shumë se 20 vizita studimore me shumë përfitues në Bruksel. Më shumë se 600 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile morën pjesë në këto ngjarje, nga të cilat rreth 80 ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Për t’i plotësuar këto vizita studimore në Bruksel, këtë vit Komisioni Evropian ka organizuar një varg të ngjarjeve me një përfitues në tërë rajonin, duke përfshirë ngjarjen e sotme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)