26 Prill 2024

KE miratoi edhe tre rezoluta për shtetet e ish Jugosllavisë

Strasburg, 27 janar - Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka miratuar edhe tre rezoluta të ndryshme për ish shtetet e Jugosllavisë.

Me njërën rezolutë, Këshilli kërkon që të mbrohen dëshmitarët, me një tjetër që të bashkëpunohet më Tribunalin e Hagës, ndërkaq që rezoluta e tretë bën thirrje për pajtim dhe dialog mes etniteteve në territorin e ish Jugosllavisë.

Të tri rezolutat janë miratuar në bazë të raporteve të raportuesve të KiE.

Njëra nga to është bërë në bazë të raportit të parlamentarit Jean Charles Gardetto i cili ka vlerësuar se Kosova qëndron më keq në rajon sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve.

Rezoluta e miratuar për mbrojtjen e dëshmitarëve i bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të marrin seriozisht mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të krijojnë bazën ligjore për një gjë të tillë.

Rezoluta i bënë thirrje edhe EULEX-it që të ndihmojë Kosovën në këtë çështje dhe të vazhdoj programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)