23 Janar 2022

KE inkurajon forcimin e EULEX-it

Strasburg, 22 qershor - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përmes rezolutës inkurajon Bashkimin Evropian, të vazhdojë të forcojë misionin e EULEX-it, të përmirësojë imazhin publik të Kosovës si dhe të forcojë praninë dhe rolin e vet në veri të Kosovës.

Asambleja po ashtu i bën thirrje autoriteteve në Kosovës të sigurojnë bashkëpunim të plotë me EULEX-in, në kontekst të hetimit të krimeve të rënda dhe krimeve të luftës.

Po ashtu bëhet thirrje që të sigurohet pavarësia e mediave dhe promovimi i rolit të medias si katalizator i dialogut ndëretnik dhe i pajtimit në veçanti me një buxhet të pavarur për transmetuesin publik RTK si dhe me sigurimin e pavarësisë së bordit të RTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)