25 Prill 2024

Kacin: Thaçi, president i Kosovës

Bruksel, 21 dhjetor - Raportuesi për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar për BBC, se Kosovës i duhet sa më shpejt krijimi i qeverisë për shkak të qëndrueshmërisë politike në vend dhe për fillimin e dialogut me Beogradin.

Zoti Kacin ka përmendur mundësinë e kandidimit të kryeministrit në dorëheqje për president të vendit, duke e cilësuar këtë hap të mundshëm, pas publikimit të projekt/raportit të Dick Marty.

Kacin është shprehur se në këtë mënyrë mund të shmanget situata aktuale në shtetin e ri, e cila sipas tij është shumë e rëndë dhe bllokuese.

Ai tha se akuzat në projekt/raportin e të dërguarit të KiE-së, Dick Marty, nuk mund të jenë një argument dhe arsyetim për shtyrjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Kacin e cilësoi gatishmërinë e presidentit Tadic dhe kryeministrit Thaçi për t’u takuar si manifestim të vullnetit të mirë dhe pozitiv për fillimin e dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)