25 Prill 2024

Kacin: Bisedimet Beograd-Prishtinë, përjashtohet statusi

Bruksel, 21 janar - Raportuesi i PE-së për Serbinë, Jelko Kacin theksoi se Rezoluta për integrimet evropiane të Serbisë përjashton statusin dhe ndarjen e Kosovës.

Me këtë rezolutë të miratuar bëhet thirrje për dialog me Kosovën, por pa aluduar në negocimin për statusin apo ndarjen e Kosovës.

Por, Kacin theksoi për gazetën “Politika” se ka kërkuar që të shlyhet fjala “ndarje” të Kosovës, për shkak se ajo shprehje është e panevojshme, pasi sipas tij, askush në Serbi zyrtarisht nuk ka kërkuar ndarjen e Kosovës.

“Vlerësova se përmendja e fjalës ndarje është e panevojshme dhe e tepruar, pasi askush në Serbi asnjëherë zyrtarisht nuk ka propozuar ndarjen, prandaj do të ishte jokorrekte që kjo fjalë të jetë pjesë e Rezolutës së Parlamentit Evropian”, theksoi Kacin.

Ai shtoi se kjo rezolutë është tejet e qartë dhe se shprehë disponimin e BE-së për të mbështetur hapat pozitiv të Serbisë ndaj BE-së, por edhe të shprehë vëmendjen për zgjidhjen e problemeve, që duhet të gjejnë epilog zgjidhjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)