29 Janar 2022

Jeremiq: Nuk e pranojmë Kosovën, kërkohet kompromis

Beograd, 22 qershor - Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, por një kompromis, që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët, do të mund të arrihej për statusin e Kosovës, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.

“Asnjë udhëheqje demokratike serbe kurrë nuk do të jetë në gjendje ta akomodoj”, pavarësinë e Kosovës, tha Jermiq mbrëmë në Vjenë, dhe shtoi se “do t’u rezistojmë përpjekjeve për të na detyruar ta bëjmë këtë, natyrisht në mënyrë paqësore”.

Sipas tij, kompromisi “që do të mbështetej nga të gjitha palët, është e vetmja mënyrë për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)