20 Prill 2024

Jeremiç: S`ka vend për Kosovën në iniciativat rajonale

Beograd, 22 qershor - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se Kosova po përpiqet të aplikojë për t`u bërë anëtare e ndonjërës nga tre iniciativat rajonale, të cilat i kryeson Serbia.

“Për Kosovën në këto organizata nuk ka vend, meqë në to bëjnë pjesë vetëm shtetet sovrane të pavarura”, është shprehur Jeremiç para gazetarëve, pasi iu drejtua koordinatorëve të Iniciativës të Adriatikut-Jonit në mbledhjen që po mbahet në Beograd.

Kur bëhet fjalë për mbledhje rajonale, Jeremiç ka theksuar se Serbia nuk dëshiron që përfaqësuesit e Prishtinës të përjashtohen nga pjesëmarrja, por nuk mund të bëhet fjalë për anëtarësimin e tyre, e as për format e pjesëmarrjeve jashtë suazave të UNMIK-ut dhe të Rezolutës 1244.

“Nuk mund të flasim as për anëtarësim, as për format e pjesëmarrjes që do të ishte jashtë suazave të UNMIK-ut dhe të Rezolutës 1244, e cila shumë qartë përkufizon mënyrën me të cilën eventualisht do t`u lejohej përfaqësuesve të Prishtinës të marrin pjesë në ato mbledhje”, citohet të ketë thënë Jeremiç.

Në këtë rast, si shembull ai ka përmendur mbledhjen në Luksemburg, që u mbajt të hënën, ku ministrat e Jashtëm të Evropës u takuan me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e Prishtinës aty merrnin pjesë, por në kuadër të parametrave të përkufizuar qartë, të shoqëruar nga UNMIK-u.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)