25 Prill 2024

Jeremiç: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës, i pandryshuar

Beograd, 5 janar - Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, ka deklaruar se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Gjithashtu Jeremiç theksoi se në kuadër të qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës para politikës së jashtme serbe ka dy detyra.

E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën. Detyra e dytë e diplomacisë serbe, është që të ruhet klima e shëndoshë ndërkombëtare për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” theksoi Jeremiç.

Jeremiç i bëri këto komente në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)