25 Prill 2024

Jeremiç: Nuk ka kushte që serbët të dalin në zgjedhje

Beograd, 8 nëntor - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet që qeveria serbe të ftojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Këto komente Jeremiç i ka bërë pas takimit me shefin e diplomacisë polake Radek Sikorski, ku ka thënë se nuk e paragjykon vendimin e qeverisë serbe, ndërsa ka pohuar se vendimi konkret do të jepet të enjten në mbledhjen e qeverisë.

Ai, megjithatë ka theksuar se e ka “të vështirë të mendojë se qeveria do të sjellë një vendim për të ftuar serbet të dalin në zgjedhje”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)