28 Mars 2024

Japonia goditet nga një tërmet 6 ballë

Tokio, 4 gusht - Japonia verilindore është goditur sot në mëngjes nga një tërmet nënujor me madhësi 6 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) tërmeti është regjistruar në orën 05.33 me orën lokale pranë brigjeve të rajonit Ibaraki në verilindje të Japonisë, në thellësinë 40 km në Oqeanin Paqësor.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet përreth, përfshi edhe kryeqytetin e vendit, Tokio.

Agjencia JMA nuk ka aktivizuar ndonjë paralajmërim për cunami pas tërmetit me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)