23 Prill 2024

Ivanoviç: Serbia nuk do t`i njoh vulat e Kosovës

Beograd, 30 maj - Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se shteti serb nuk do t`iu njoh shqiptarëve dokumentet që kanë vulën ku thuhet “Republika e Kosovës”.

Në një intervistë për gazetën serbe “Dnevnik” Ivanoviç theksoi se Serbia nuk do të njohë dokumentat e qytetarëve të Kosovës të cilat dëshirojnë që të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë.


Ai gjithashtu ka theksuar se përfaqësuesit e Prishtinës duhet të paraqiten me emrin UNMIK – Kosovo në forumet rajonale.

“Vlerësojë se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK – Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka theksuar Ivanoviç.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)