26 Prill 2024

Ivanov uron Pacollin

Prishtinë, 24 shkurt - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka dërguar një telegram urimi Behgjet Pacollit për zgjedhjen në detyrën e presidentit të Republikës së Kosovës.

Në këtë telegram urimi kryeministri Ivanov shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi duhet të rritet.

“Besoj se në periudhën që do të pasojë me angazhim të përbashkët do ti kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve tona dhe do të kontribuojmë për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, si në planin dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh. Me këtë do të japim kontribut kah vizioni që e ndajmë për një rajon stabil dhe përparues me ardhmëri euroatlantike”, thuhet në mesazhin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)