19 Prill 2024

Integriteti territorial i Belgjikës përsëri në pikëpyetje

Bruksel, 6 shtator - Një politikan i lartë belg ka paralajmëruar publikun në Belgjikë të përgatitet për ndarjen territoriale të vendit, ndërkohë që Mbreti Albert vazhdon presionin për rifillimin e bisedimeve të vështira për formimin e një qeverie të re.

Anëtarja e Partisë Socialiste Frankofone, Laurette Onkelinx, e  bëri paralajmërimin e saj në një koment të publikuar sot në gazetë. Ky koment bëhet dy ditë pasi Shefi i Partisë Socialiste Frankofone Elio Di Rupo hoqi dorë nga bisedimet me udhëheqësit e përkatësisë flamande lidhur me formimin e qeverisë së re.

Qeverisja në Belgjikë ka qenë e mbërthyer nga ky ngërç politik prej më shumë se një viti. Aleanca e Re Flamande, e cila përfaqëson pjesën veriore të vendit, ku flitet kryesisht holandisht, kërkon ndarjen paqësore të Belgjikës.

Nga ana e tij, jugu i vendit, një pjesë më e varfër dhe e prapambetur e Belgjikës, ku flitet frëngjisht, shqetësohet se mund të ketë vështirësi më të mëdha ekonomike nëse veriu shkëputet.

Mbreti Albert u kërkoi mbrëmë figurave kryesore të Parlamenteve në të dy rajonet të përpiqen përsëri për rifillimin e bisedimeve për krijimin e një qeverie federative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)