19 Prill 2024

Institucionet e reja të interesuara për thithjen e investimeve të reja

Bernë, 2 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi raportet tashmë jashtëzakonisht të mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës, të cilat ajo konsideroi se kanë krijuar mundësi të shkëlqyeshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ajo po ashtu foli për raportet e veçanta në mes të dy popujve, me ç’rast shprehu mirënjohje të thellë për institucionet dhe popullin zviceran për faktin që Zvicrën e shndërruan në shtëpinë e mbi 200,000 kosovarëve duke u mundësuar atyre integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane.

Gjatë takimit, palët u dakorduan që ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunimit  bilateral në fushën e ekonomisë.

Presidentja Osmani theksoi që institucionet e reja janë të interesuara për thithjen e investimeve të reja, për të cilat do të ofrohet mbrojtje dhe siguri e plotë.

Në këtë drejtim, palët u dakorduan për bashkëpunim aktiv dhe angazhim dypalësh për intensifikim e shkëmbimeve ekonomike, si dhe shtimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Nisur nga zhvillimet e fundit me pandeminë, Presidentja Osmani theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit si mundësia jonë më e mirë për të shpëtuar jetë dhe për të luftuar pandeminë.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për asistencën e vendeve mike për sigurim të dozave shtesë të vaksinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)