17 Tetor 2021

Inaugurohet presidenti i ri i Kroacisë Ivo Josipoviq

Zagreb, 18 shkurt - Presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë Ivo Josipoviq sot në mesditë në Zagreb dha betimin solemn ku ishin të pranishëm shumë president të shteteve të ndryshme në mesin e të cilëve ishte edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sjediu. 

 

Josipoviq u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe premtoi se detyrën do ta ushtrojë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi për të mirën e popullit kroat dhe të të gjithë qytetarëve të Kroacisë, do të kujdeset që të gjitha organet e shtetjit të punojnë me drejtësi dhe do ta ruajë pavarësinë dhe integritetin e vendit. 

 

Betimin solemn, Josipoviq e dha para pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, presidentëve të dhjetëra burrështetasve të huaj, përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe shumë qytetarëve të mbledhur në sheshin në Zagreb. 

 

Në inaugurimin solemn morën pjesë edhe presidentët e Maqedonisë, BeH-së, Malit të Zi, Kosovës, Sllovenisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, si dhe evrokomesari për zgjerim Shtefan Fule. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë