26 Prill 2024

Idrizi: Raporti, i fabrikuar nga Rusia

Strasburg, 25 janar - Deputeti shqiptar, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KiE ka hedhur poshtë raportin e Dick Marty mbi trafikimin e organeve.

Duke e cilësuar raportin si një regji ruse, Idrizi ka ftuar senatorin zviceran që të publikojë dëshmitë e tij.

“Sot është një tjetër raport, i iniciuar nga Rusia, i mbështetur nga Serbia, me qëllim që të sulmojë BE-në, SHBA, UCK-në dhe Hashim Thacin. Raporti juaj nuk mund të gjejë asnjë të vdekur që i janë marrë organet. Ju ftoj të publikoni intervistat që janë bërë”, ka deklaruar Idrizi.

Ai ka theksuar se ky raport është një vazhdim i politikës së Sllobodan Milloshevic, për të barazuar viktimat me kriminelët e lustës.

“Organet nuk mund të vihen nga një trup në tjetrin. Ky raport është plot të pavërteta dhe në të shihet se kriminelët janë bërë baraz me viktimat. Milloshevici i ka përdorur këto fabrika për të fabrikuar këto të pavërteta dhe për të barazuar kriminelët me viktimat”, ka pohuar Idrizi.

Ai ka shtuar më tej se kryerja e aktiviteteve kriminale që pretendohen në raportin e Dick Marty ka qenë e pamundur, pasi Kosova prej një dekade ndodhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.

“Prej vitit 1999 Kosova është shteti më i monitoruar nga UNMIK dhe EULEX dhe nëse këto krime janë bërë duhet të ishin zbuluar. Të bëhen hetimet dhe të bëhen provat publike”, ka shtuar Idrizi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)