25 Prill 2024

Human Rights Watch kërkon hetim të akuzave të Martit

New York, 19 janar - Bashkimi Evropian duhet të emërojë një prokuror të posaçëm për të hetuar krimet, që thuhet se janë kryer nga UÇK, bëri të ditur këtë të mërkurë grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, me bazë në New York.

Human Rights Watch thotë se një hetim i tillë kërkon mbështetjen e fuqishme politike të qeverive të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është shumë e rëndësishme që të ketë një prokuror të lartë të pavarur, një program efektiv për mbrojtjen e dëshmitarëve - duke përfshirë mundësinë për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë Ballkanit - dhe siguri të nevojshme për një hetim të tillë delikat, tha në një deklaratë Lotte Leicht, drejtore e Human Rights Watch për Evropën.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)