09 Gusht 2022

HRW: BE t'i kërkojë Serbisë si kusht arrestimin e Ratko Mlladiçit

Gjenevë, 12 qershor - Organizata Human Rights Watch thotë se Bashkimi Evropian duhet t'i kërkojë Serbisë të arrestojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç, para se Beogradi të lejohet të vendosë lidhje më të ngushta me BE-në.

Në një letër drejtuar sot ministrave për marrëdhëniet me jashtë të BE-së, organizata thotë se blloku duhet të demonstrojë angazhimin e saj për drejtësi duke i bërë thirrje Serbisë të arrestojë Mlladiçin.

Grupi i të drejtave thotë se dështimi nga ana e BE-së për të këmbëngulur në bashkëpunimin e plotë të Serbisë me gjykatën e Hagës do të dëmtojë rëndë shanset për përgjegjësi të plotë për masakrën e Srebrenicës.

Mlladiçi përballet me gjykimin e Hagës. Ai është akuzuar për gjenocid lidhur me rolin në masakrën e Srebrenicës.

68 vjeçari Mlladiç nuk është parë në publik prej vitesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)