26 Prill 2024

Hillari Klinton viziton në tetor Beogradin

Beograd, 27 shtator - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Beogradin më 12 tetor, raporton shtypi i sotëm beogradas. Me këtë rast theksohet se ajo do të takohet me presidentin Boris Tadiç dhe me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç.

E përditshmja 'Veçernje Novosti' shkruan se mund të pritet që zyrtarët e Serbisë me zonjën Klinton, do të bisedonin për modalitetet e dialogut të ardhshëm Serbi-Kosovë dhe për rrugën evropiane të Serbisë.

Ndërsa e përditshmja tjetër 'Danas', raporton se në kuadër të një turneu rajonal, zonja Klinton, para vizitës në Beograd, do të qëndroj edhe në Sarajevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)