18 Prill 2024

Haxhinasto: Kosova të përfshihet në nismat rajonale

Sarajevë, 13 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (NEQ), që u zhvillua në këtë fund javë në Trieste të Italisë.

Duke iu referuar karakterit rajonal të kësaj Iniciative, Ministri Haxhinasto, kërkoi që edhe Kosova, si vend i rajonit, të përfshihet në organizatat rajonale.

“Ndërsa flasim për integrimin rajonal të Kosovës, flasim në të njëjtën kohë për integrimin e gjithë komuniteteve që jetojnë atje: shqiptarë, serbë, etj,. Kjo është një vlerë që do të nderonte secilin prej nesh si Evropianë të vërtetë dhe të denjë”, tha Haxhinasto në fjalën e tij.

Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, përfaqësues të Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe të disa nismave të tjera rajonale.

Në fjalën e vet, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kjo iniciativë, si një ndër bashkëpunimet e para rajonale në Evropë, është një rrugë e sigurt për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis vendeve anëtare.

Kjo iniciativë është bazuar tek toleranca, vlerat demokratike, zhvillimi dhe siguria, si dhe mbi vizionin e një të ardhmeje të përbashkët që do të jetë më e mirë për të gjithë. Është e rëndësishme, tha Haxhinasto, që kjo Iniciativë rajonale të adoptojë vizionin dhe nevojën e bashkëpunimit për një të ardhme, që e ndajmë të gjithë së bashku .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)