19 Prill 2024

Haxhinasto: Kosova në bisedime si shtet sovran

Tiranë, 1 prill - Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, deklaroi se Kosova në bisedime me Serbinë ulet si shtet sovran.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me homologen e tij nga Kosova, Edita Tahiri që është edhe shefe e delegacionit kosovar për bisedime.

Thelbi i raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës qëndron në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atij në kuadrin e integrimeve të përbashkëta evropiane, ishte ky qëndrim i përbashkët i zv/kryeministres Edita Tahiri dhe homologut të saj nga Shqipëria Edmond Haxhinasto.

Duke i mirëpritur bisedimet Kosovë-Serbi, Haxhinasto theksoi se “në këto bisedime, Kosova ulet si shtet sovran”. Ndërkaq, Tahiri ritheksoi se sa i përket bisedimeve me Serbinë, ato nuk do të marrin karakter tjetër, përveç atij teknik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)