20 Prill 2024

Hague: Dialogu Kosovë-Serbi, mundësi për në BE

Londër,  16 qershor - Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka ndërmarrë një hap të ri në Parlamentin e këtij shteti, duke thënë se Serbia dhe Kosova duhet të dialogojnë në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt BE-së, kanë njoftuar mediet britanike.

Duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Hague ka thënë se këto dy shtete duhet të “bisedojnë mes vete në mënyrë konstruktive. Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t’u ndihmojë të dy shteteve drejt hyrjes në BE”.

Kjo është hera e parë që Qeveria britanike ka sugjeruar që Serbia dhe Kosova duhet të punojnë bashkë drejt qëllimit të njëjtë që kanë për t’u bërë shtete anëtare të BE-së.

Hague,  i ka bërë këto deklarata duke u përgjigjur në pyetjen e ish-ministrit laburist dhe deputetit, Denis MacShane, i cili ka thënë se politikanët e përgjegjshëm serbë duhet tani ta njohin Kosovën. MacShane ka thënë që Serbia duhet ta ndalë bllokimin tregtar të Kosovës në Ballkan dhe bllokimin në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Duke folur pas diskutimit në Parlament, MacShane ka thënë “e mirëpres deklaratën e prerë dhe të qartë të sekretarit të Jashtëm britanik që Serbia dhe Kosova duhet të fillojnë bisedimet, në mënyrë që të dyja të hyjnë në Bashkimin Evropian njëkohësisht. Kjo përfundimisht do t’u jepte fund konflikteve të viteve Milosheviq-Mladiq dhe  do ta lejonte Ballkanin të ecte përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Në seancën e së martës në Dhomën e Ulët, MacShane e ka pyetur Haguen nëse si sekretar i Jashtëm do ta përkrahë në thirrjet që po i bëhen Beogradit për ta njohur Kosovën dhe për të hequr bllokadat që po i bëhen.

Hague është përgjigjur duke thënë që verën e kaluar ka shkuar në Beograd për t’i diskutuar këto çështje me presidentin serb dhe i ka kërkuar atij përfshirjen në dialogun e facilituar nga BE-ja.

“Presidenti Tadiq është pajtuar dhe tani u kërkoj Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës të bisedojnë njëra me tjetrën në mënyrë konstruktive. Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t’u ndihmojë dy shteteve drejt hyrjes në BE”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)