25 Prill 2024

Gynter Gras kundërshton dëbimin e romëve në Kosovë

Berlin, 4 nëntor - Shkrimtari gjerman Gynter Gras u ka dërguar një letër të hapur autoriteteve në Berlin dhe ka paralajmëruar se Gjermania nuk duhet t''i dëbojë romët në Kosovë.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi i ka kërkuar qeverisë që të ndalë dëbimin e romëve në Kosovë dhe t''u ofrojë romëve kompensim moral për viktimat e tyre gjatë nazizmit.

”Sytë e Evropës janë drejtuar kah Franca për trajtimin e refugjatëve romë nga Rumania, ndërkohë që po vazhdon aksioni i përmasave të mëdha i dëbimit nga Gjermania në Kosovë”, thuhet në letrën që Gras ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Tomas de Mazier dhe ministrave të brendshëm të landeve gjermane.

Shkrimtari 83 vjeçar, i cili me bashkëshorten e tij kanë themeluar Fondacionin për të ndihmuar romët, ka theksuar se dëbimi i tyre ”është skandal për Gjermaninë dhe hipotekë për paqen evropiane”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)