27 Janar 2023

Greqia tronditet nga dy tërmete

Athinë, 31 gusht - Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferencë prej 14 minutash.

Lëkundje e parë sizmike prej 4.7 Rihter ndodhi në orën 12:56, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje edhe në Dodekanez.

Sipas mediave vendase, tërmeti i dytë me magnitudë 5 ka ndodhur në orën 13:10. Lëkundjet sizmike, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë në ishull, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 4.9 Rihter. Gjatë kësaj jave vendi fqinj është lëkundur nga disa tërmete të lehta të cilat nuk kanë patur dëme materiale apo të lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)