25 Prill 2024

Greqia serish goditet nga tërmeti 5.3 ballë

Kretë, 28 shtator - Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin grek të Kretës, një ditë pas tërmetit në të cilin një person humbi jetën dhe disa u lënduan.

Instituti Gjeodinamik i Athinës deklaroi se tërmeti i mëngjesit të sotëm, më i fuqishmi nga dhjetëra që goditën ishullin, kishte epiqendrën 22 kilometra në juglindje të Heraklion, kryeqyteti i Kretës dhe i katërti më i madh në Greqi.

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë goditi dje Kretën. Një person humbi jetën kur një kishë në një fshat pranë epiqendrës u shemb.

Ministria greke e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile tha se tërmetet më të forta u ndoqën kryesisht nga ato më të vogla. Popullsia e zonës është paralajmëruar të shmang ndërtesat që kanë ndonjë, qoftë edhe dëmin më të vogël të mundshëm dhe të ndjekë udhëzimet e autoriteteve.

Qindra shtëpi besohet të jenë dëmtuar nga tërmeti i djeshëm dhe shumë banorë e kaluan natën në çadrat e ngritura nga autoritetet.

Greqia ndodhet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe përjeton qindra tërmete çdo vit. Pjesa dërrmuese janë të dobëta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm apo lëndime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)