19 Prill 2024

Greqia-ndërkombëtarëve: Na jepni para’ të njohim Kosovën

Beograd, 28 korrik - Mediat serbe njoftojnë se Greqia ka kërkuar më tepër financime nga BE-ja dhe SHBA-të në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Portali serb i lajmeve “Press” shkruan sot se qeveria e Athinës po përpiqet të shfrytëzojë rastin për të përfituar të ardhura financiare nga çështja e Kosovës. Borxhi i jashtëm dhe kriza financiare në të cilën është zhytur prej Kohësh Greqia, bën që financimet të jenë të mirëseardhura.

Si Amerika ashtu edhe bashkësia evropiane po i kërkojnë Athinës të njohë Kosovën, ndërkohë që qeveria greke i ka kërkuar këtyre të fundit financime, duke ofruar si shkëmbim njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Press” i referohet deklaratave të disa zyrtarëve dhe thekson se pas vendimit të GJND-së Greqia do ta njohë Kosovën në mesin e muajit shtator, pak para takimit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Deri atëherë Athina zyrtare do të përpiqet të bindë SHBA-të dhe BE-në që të paguajnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)