18 Prill 2024

Greqi, vazhdojnë demonstratat për shkak të krizës ekonomike

Athinë, 20 qershor - Më tepër se 5 mijë protestues të mbledhur në sheshin Sintagma të Athinës, protestuan politikat e qeverisë për prerje të shpenzimeve publike dhe rritjen e taksave.

Sipas një sondazhi publik, pothuajse gjysma e popullit, nuk e dëshiron paketën ekonomike me masa të rrepta që i parashtrojnë Greqisë Bashkimi Evropian dhe FMN-ja.

Kurse 90% e pjesëmarrësve në këtë sondazh kanë deklaruar se nuk ndihen optimistë për të ardhmen e vendit ndërkohë që mbështetja e qëndrimit në zonën euro ka arritur në 80%.

Nga ana tjetër, Kryetari i Grupit Euro Jean Claude Juncker, ka bërë paralajmërimin se kriza e borxheve në Greqi nëse nuk drejtohet me kujdes atëherë ajo mund të përhapet edhe në Belgjikë, Itali dhe të paktën edhe në 5 vende të tjera të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)