23 Janar 2022

Greqi, plagosen 3 shqiptarë

Athinë, 5 korrik - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Agrinjo-Amfioloqia në Greqinë Qendrore.

Sipas policisë lokale persona të maskuar dhe të armatosur hynë befas në një restorant të zonës dhe pasi kanë kërcënuar punonjësit dhe klientët kanë tentuar t’i grabisin.

Mësohet se agresorët, që zbritën nga një kodër aty pranë kanë thënë vetëm “uluni”.

Refuzimi i punonjësve të restorantit për t’u dhënë paratë i kanë bërë grabitësit të hapnin zjarr si pasojë e të cilit tre klientë shqiptarë të restorantit kanë mbetur të plagosur, njëra në gjëndje të rënë por gjithësesi jashtë rrezikut për jetëm.

Restoranti përdorej si pikë ndalimi për emigrantët shqiptarë që udhëtonin me autobuzat e linjës Tiranë-Athinë.

Grabitësin janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia helene është vënë në ndjekje të tyre. Dyshohet se ata janë pjesë e një bande shqiptare e cila vepron në këtë zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)