28 Mars 2024

Gordon fillon vizitën në Ballkan

Sarajevë, 13 qershor - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon, fillon sot vizitën pesë-ditore në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.

Gordon do të qëndrojë në Bosnje më 13 dhe 14 qershor, ndërsa në datat 15-17 qershort do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Në Beograd, Prishtinë dhe Zagreb, Gordon do të bisedojë me zyrtarët e lartë dhe liderët e komuniteteve mbi çështjet me interes të dyanshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)