28 Mars 2024

GJND sot pritet opinioni për pavarësinë e Kosovës

Hagë, 22 korrik - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të japë sot në mesditë mendimin e saj këshillues lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, akt ky që do të tërheqë mjaft vëmendje, për vetë ecurinë e procesit të njohjeve të shtetit të ri.

Diplomacia ndërkombëtare e ka zhvendosur, gjatë këtyre ditëve, vëmendjen e saj në seancën e pritshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku pritet shpallja e arsyetimit pas ankesës që Serbia ka paraqitur si refuzim të shtetësisë së Kosovës.

Deklarata të shumta janë përcjellë në mediumet e përbotshme, por sidomos ato të rajonit.

Ndërkohë, delegacionet përfaqësuese të Serbisë dhe Kosovës kanë udhëtuar për të qenë prezent në seancën e shumëpritur. Sidoqoftë vendimi i GJND-së, palët politike të dy shteteve janë përgatitur për deklarata dhe qëndrime të ndryshme.

Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë një deklaratë pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë do të harmonizohet mes grupeve parlamentare dhe do të jetë në mbështetje të opinionit të GJND-së.

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar dorëzimin në OKB të një rezolute ku do të kërkojë rinisjen e bisedimeve me Prishtinën për statusin e Kosovës.

Përkundër kësaj, është paralajmëruar një rezolutë tjetër që bën thirrje për njohje të reja ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër Serbia e ka shtuar presionin ndaj shteteve fqinje që kanë njohur Kosovën.

Pavarësia e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, është tashmë njohur nga 69 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 22 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten që pas fjalës së Hagës, të bindin së paku 40 shtete që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Me këtë, SHBA-ja dëshiron t’i prishë planet e Serbisë për Rezolutën që do të kërkonte negociata të reja në OKB. Në këtë mënyrë, plani është që deri më 15 shtator, kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme, shteti i Kosovës të jetë njohur nga 110 shtete, në mënyrë që të arrihet shumica aty.

Madje, edhe mund të kërkohej një vend për Kosovën në OKB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)