28 Mars 2024

Gjeliç: Serbia se këmben BE-në me njohjen e Kosovës

Beograd, 7 qershor - Serbia nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me njohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaron zëvendëskryeministri serb i angazhuar për integrimin evropian, Bozhidar Gjeliç.


Ai komentoi deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd, i cili pati thënë se Kosova dhe rruga e Serbisë drejt BE-së nuk janë në binarë të ndarë.

"Serbia kurrë nuk do ta njohë direkt apo indirekt pavarësinë e paligjshme të Kosovës", theksoi Gjeliç.

Sa i përket pyetësorit të BE-së për Serbinë, ai thotë se Beogradi në të gjitha pyetjet, si dhe në ato që kanë të bëjnë me territorin dhe popullsinë, do të përgjigjet konform politikës kushtetutës së Serbisë, dhe atje ku ajo zbatohet në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

"Serbia e pranon këtë rezolutë sepse është në pajtim me politikën tonë rreth Kosovës", është shprehur Gjeliç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)