29 Mars 2024

Giffoni: Kosova të pastrohet nga korrupsioni

Prishtinë, 21 janar - Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni ka deklaruar se përparësitë kryesore të qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet duhet të jetë vendosja e drejtësisë dhe ligjit.

“Cështja nuk është vetëm tek duart e pastra. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të vendosë drejtësinë. Këto duhet të jenë pikat kryesore të cdo qeverie normale”, ka pohuar Giffoni.

Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, diplomati italian, njëkohësisht përfaqësues i BE për veriun, e ka cilësuar si “kompleks” dhe “të lodhshëm” procesin zgjedhor.

“Procesi ka kaluar me shumë ankesa dhe probleme. Këto të meta të sistemit janë ujë i papastër, i cili ekziston kudo në Kosovë, por që duhet derdhur”, ka theksuar Giffoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)