26 Prill 2024

Gelbard: Dik Marty, është i prirur për senzacione

SHBA, 24 dhjetor - Ish-emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, tha se akuzat ndaj Hashim Thaçit "janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe po aq serioze sa që për to duhet patjetër zbatuar hetime".
 
Ish-emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, duke folur rreth fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, pas raportit të Dik Martit për trafikim me organe njerëzore, tha se akuzat ndaj Hashim Thaçit `janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe po aq serioze sa që për to duhet patjetër zbatuar hetime`.

Ndërkaq për Dik Martin, Gelbard tha se "është i prirur për senzacione, por ai ka paraqitur akuza serioze të cilat duhet të hetohen". "Mirëpo akuzat në lidhje me Thaçin nuk kanë ndikim në çështjet e pavarësisë së Kosovës", theksoi Gelbard. Ai i shpreh mirënjohje qeverisë së Thaçit, për të cilën tha se ka vënë në dukje se ekzistojnë çështje praktike midis dy vendeve fqinje që duhet zgjidhur.

"Rasti i Thaçit nuk duhet të jetë pengesë në rrugën drejt zgjidhjes së çështjeve të tilla të cilat janë në interes të ndërsjellë të Prishtinës dhe Beogradit ", tha Gelbard në një intervistë për `Zërin e Amerikës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)